Gjendja në Zimbabve po ndryshohet shpejt dhe është vështirë të thuhet si do të zhvillohet, deklaroi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson.

Ai u bëri thirrje palëve të involvuara në krizën në ish koloninë britanike në Afrikën e Jugut, që të përmbahen nga dhuna.

Parprakisht sot, ushtria e Zimbabves e ndërmori pushtetin në vend dhe arrestoi persona nga rrethi i presidentit Robert Mugabe nën akuzë për kriminal, por kumtoi se lideri 93 vjeçar dhe familja e tij janë “gjallë e shëndoshë”.