Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës bien në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Strazhë e cila për momentin nuk qëndron mbi tokë. Paraqitje të mjegullës me dukshmëri deri në 150 metra ka në Stracin, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

LAMM përkujton se në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit.