Rritja e paralajmëruar e akcizës për naftë prej tre denarëve nga janari i vitit 2018 sipas guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov, nuk do të ketë ndikim më të dukshëm në inflacionin, i cili sipas BPRM-së do të arrijë dy për qind.

“Kemi pasur informacione për ndryshime të akcizës, por në projeksionin tonë nuk është marrë parasysh, sepse nuk kemi pasur numër konkret. Kemi bërë vlerësim të shpejtë dhe mendojmë se efekti i drejtpërdrejtë nuk është shumë i madh. Indirekt në këtë moment nuk mund të vlerësojmë, sepse nafta përdoret në një pjesë të mirë të ekonomisë si një input. Megjithatë, ne mbetemi në projeksionin prej dy për qind dhe mendojmë se nuk do të ketë prishje më të dukshme, theksoi Bogov.

BPRM, siç  pubikoi sot e projekton inflacionin në 1,3 për qind në vitin 2017 dhe dy për qind në vitin 2018 dhe 2019.