Kryetari i komisionit për çështje të imunitetit dhe mandateve Pavle Bogoevski, sot deklaroi se deri në këtë moment deri te Kuvendi i Maqedonisë nuk ka arritur asnjë shkresë nga Gjykata me kërkesën për marrjen e imunitetit deputetëve të arrestuar.

Sipas tij séance e komisionit do të mbahet madje edhe pa praninë e opozitës sepse shumica qeveritare ka deputet të mjaftueshëm dhe kuorum për punë transmeton Gazeta Express. Menjëherë pasi të arrij ajo shkresë do ta  caktoj seancën e komisionit deklaroi Bogoevski. Ai nuk komentoi informacionet për arrestimet politike. Në lidhje me publikimin e fotografive nga arrestimi i Çavkovit në rrjetet sociale , deputeti tha se nuk ndjemë asnjë farë përgjegjësie pasi nuk ka bërë shkelje të ligjit. Disa nga anëtarë e komisionit për çështje mandate dhe imuniteti janë deputet të VMRO- trë arrestuar sot.