30 vjeçari ka bërë të ditur se emri i tij është shkruar gabimisht në spital derisa po e regjistronin.

Reprezentuesi i Ganës, Kevin Prince Boateng, ka zbuluar për herë të parë se nuk i pëlqen emri i tij, dhe se në të vërtetë duhej të quhej Kelvin Prince.

30 vjeçari ka bërë të ditur se emri i tij është shkruar gabimisht në spital.

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt u lind në Berlin, luajti nëpër kategoritë e reja të Gjermanisë, por në fund zgjodhi të përfaqësonte vendin e babait të tij, Ganën, ndërsa të kundërtën bëri vëllai i tij, Jerome, që qëndroi te Gjermania.

“Nuk më pëlqen emri im”, ka deklaruar Boateng për një radio në Gana.

“Unë duhej të quhesha Kelvin, do të ishte një emër i mirë Kelvin Prince. Askush nuk e di se si ndodhi gabimi në dokumente. Ata e shkruan gabim emrin në spital, nëna ime kishte një tjetër ndërhyrje pas lindjes, dhe nuk ka mundur ta korrigjojë atë”, ka vazhduar Boateng.

Boateng, i njohur për shpërthimet e tij, temperamentin dhe jetën aspak sportive, këtë vit la Las Palmas në Spanjë dhe për arsye familjare u rikthye në Gjermani.

Ai karrierën e filloi te Hertha Berlin, për të vazhduar te Tottenham, Borussia Dortmund, Portsmouth, Milan e Schalke.

30 vjeçari shpesh ka shmangur udhëtimet në Afrikë për ndeshjet e Ganës, dhe për këtë arsye ka arritur të regjistrojë vetëm 15 paraqitje.