Banorët e fshatit Sallarevë të komunës së Zhelinës, sonte në adresë të portalit TetovaSot kanë dërguar fotografi se si është rruga në këtë fshat pas rreshjeve të borës. Sipas tyre kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu votat i mori në Sallarevë por bagerin nuk e sjellë për ta pastruar rrugën.

Përshëndetje TetovaSot Blerim Sejdiu kryetar i komunës së Zhelinës si duket e harrojë premtimin e dhënë se do të sjellim bager në fshatin Sallarevë që ta mirëmbajë rrugën në kushte dimrore. Ju lutemi rikujtonja ku mbet puna e bagerit” thotë një banorë i Sallarevës.