Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ka nisur me shkarkime antiligjore në shkolla. Ai ka shkarkuar drejtorin e shkollës ” Luigj Gurakuqi”. Pas shkarikimit ka reaguar dega e BDI-së në Zhelinë duke e quajtur një akt banditeks dhe antiligjor.

Shkarkimi i u.d Drejtor i Shkollës Luigj Gurakuqi nga ana e Blerim Sejdiut pa asnjë arsyetim , në kohën kur konkursi për drejtorë është i hapur, paraqet një akt banditesk dhe antiligjor.

Pas lutjeve pa sukses që ju bëri kandidatëve që kanë konkuruar të tërhiqen vullnetarisht sepse kandidati i tij i preferuar nuk e ka përkrahjen e Këshillit të shkollës dhe kolegiumit ,vendosi të shkarkoj drejtorin ,si duket pa mos e ditur se konkursin e ka hap Këshilli i Shkollës e jo drejtori dhe i njejti organ duhet ta mbyll.

Ekzistojnë dy variante për shkarkim të drejtorit për shkelje: njëra është iniciativë e Këshillit me të gjitha konstatimet për shkelje dhe në prezencë të Inspektoratit të Arsimit, dhe e dyta kur vet Inspektorati konstaton shkelje dhe informon drejtorin per ta, e që pas një afati nëse nuk i përmirëson shkeljet e konstatuara, Inspektorati propozon shkarkimin e drejtorit deri te Kryetari i Komunës. Në rastin konkret kemi një vendim “si sulltan” në kundërshtim flagrant me ligjet, për t’i plotësuar dëshirat individit që nuk ka përkrahjen e nevojshme për emërim ligjor. Aq më tepër shkarkimi i u.d Drejtor duke mos emëruar zëvendësim paraqet një kosto të jashtëzakonshme në funksionimin normal të shkollës dhe organizimin e procesit edukativo-arsimor.

Depolitizimi i arsimit ishte narativi i kampanjës së Blerim Sejdiut por që në vepra nënkupton spastrim të kuadrove profesionale për t’i zavendësuar me të preferuarit e vet. Depolitizim “par ekselancë“” thuhet në reagimin e degës së BDI-së në Zhelinë.