Para gjashtë javësh, dukej se hovit të rritjes së Bitcoin i ka ardhur fundi. Valuta e kriptuar kishte vlerën prej 5,000 dollarë në fillim të shtatorit, por pastaj autoritetet kineze paralajmëruan për masa të ashpra për rregullimin e tregut të Bitcoin në Kinë.

Dhe më 15 shtator, vlera e Bitcoin ra në 3,000 dollarë.

Por vlera e valutës së kriptuar është kthyer fuqishëm, dhe rritja e vlerës së tij nuk ka të ndalur.

Gjatë mbrëmjes së të enjtes vlera për një bitcoin, për herë të parë, kaloi vlerën prej 7,000 dollarë, e që është rritje prej dhjetë herë nga fillimi i vitit.

Nuk është e lehtë të thuhet se çka po e shtynë optimizmin e tregtimit me Bitcoin.

Siç vlerësohet faktor i rëndësishëm në rritjen e vlerës së Bitcoin është edhe popullariteti i shitjes së ICO (oferta fillestare e valutës) të kriptovalutave të reja të ngjashme me Bitcoin.

Pasi që nuk është lehtë të ngritet një këmbimore e valutave të reja me dollarë, shumica e ICO-ve krijohen duke shfrytëzuar Bitcoin apo Ethereum si ndërmjetës, ku klienti së pari blen këto valuta dhe pastaj i tregton për valutën e re të krijuar.

Sipas asaj që thuhet më tej, në muajt e fundit ka pas mosbesim të madh se ICO-të janë vetëm një fluskë që do shpërthej, por njerëzit vazhduan të investojnë gjatë tërë muajit tetor.

Shitja e këtyre valutave të reja përmes ICO ka gjeneruar të hyra prej rreth 300 milionë dollarë vetëm muajin e fundit, sipas statistikave të Coinschedule.

Gjithashtu Bitcoin ka performuar shumë më mirë se valutat tjera të kriptuara.

Kripto valutat tjera të mëdha, duke përfshirë edhe Ethereum, ende nuk rifituar vlerën që e kan pas në fillim të shtatorit.

Për dallim prej tyre, Bitcoin tani ka 40% vlerë më të lart nga vlera më e lart e arritur gjatë shtatorit.

Priten lëvizje të mëdha gjatë javëve në vijim, pasi që kah mesi i nëntorit pritet një ndarje e re në zinxhirin e Bitcoin.

Por, tregtarët nuk duken se janë të brengosur për popullaritetin e rrjetit të Bitcoin dhe vazhdojnë të investojnë në të njëjtin.

Bitcoin sot, e premte, ka arritur vlerën prej 7,400 dollarë.