Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot kumtoi se ka pasur bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Tramp për krizën siriane, por edhe për çështje të tjera rajonale.

Në bisedën telefonike, siç kumtoi Kabineti i presidentit turk, është bërë fjalë edhe për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së.

Biseda telefonike bëhet disa ditë pasi që Erdogan mori pjesë në takimin trilateral me liderët e Rusisë dhe Iranit në Soçi, kushtuar zgjidhjes së qetë të krizës siriane.

Para bisedës, Tramp në rrjetin social Tuiter kumtoi se me Erdoganin do të bisedojë “për të sjellë paqe në rajonin kaotik, që e trashëgoi në Lindjen e Afërt”.

Presidenti amerikan paraprakisht theksoi numër prej 6.000 miliardë dollarëve si shpenzim të SHBA-së në konfliktet në Lindjen e Afërt.