Këngëtarja e njohur Big Mama, së fundi po bën ‘namin’ në mediet rozë, e kjo për shumë arsye.

Fillimisht, për shkak të humbjes në pesha, që e ka transformuar totalisht, duke i dhënë një pamje tejet seksi, dhe e dyta jo më pak e rëndësishme për syrin media, deklarimi për ndarjen nga i dashuri.

Ani pse, ditë më parë në njërën nga intervistat, Bigu, dha një deklaratë befasuese, gjoja se ishte në prag të martesës, shkruan Kosovarja.

Derisa, nuk u desh shumë kohë, sa të demantonte këtë, me lajmin se mes saj dhe të dashurit, kishte përfunduar gjithçka.

Ndërsa, tani nuk po i ndal postimet në rrjete sociale, dedikime apo jo, kjo mbetet të kuptohet, por të paktën një mesazh të tillë po përçon.

Në foton e publikuar së fundi, Big Mama shfaqet bashkë me artistin e ri Irkenc Hyka, me ç’rast i lë një përshkrim interesant, “Haram”, pikërisht si kënga e fundit e këngëtarit në fjalë. Por, të jetë bërë me qëllim për t’u adresuar edhe dikur tjetër, kjo nuk do të ishte e befasishme.