Aplikacioni i Whatsapp ka shfaqur probleme që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Aplikacioni i cili është më i përdorshmi për komunikimin online mes shumë aplikacioneve të tjera nuk mundëson prej 60 minutash shkëmbimin e mesazheve në pjesën më të madhe të kontinentit Europian, ku i prekur është edhe vendi ynë.

Ende nuk dihet nëse se përse ky aplikacion e ka shfaqur këtë problem, ndërkohë që nga kompania nuk ka një njoftim për të dhënë detaje mbi problemin.

Problemi është rregulluar rreth orës 10:15 për të dyja platformat më të përdorura nga telefonat e zgjuar, atë ISO dhe Android.