Bogdan Ilievski- Betmen njëri nga organizatorët e protestës “Për Maqedoni të përbashkët” që e ka kryesuar sulmin e pjesëmarrësve në protestën e 27 prillit në Kuvend, është marrë për pyetje në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Ilievski është arrestuar në aksionin policor të MPB-së me urdhrin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar që në mëngjes paralajmëroi se ka hapur hetim për 36 persona për vepër penale “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese” me të cilën parashikohet dënim me burg prej më së paku 10 vite. Prokuroria kërkoi paraburgim për të gjithë të akuzuarit.

Për Ilievskin, Boris Damovskin dhe Igor Durllovski, tre udhëheqësit për “Maqedoni të përbashkët” MPB prej në prill ka kërkuar nga Prokuroria e Shkupit në mënyrë urgjente të ftohen në marrje në pyetje sepse janë siguruar dëshmi se kanë qenë organizator dhe menaxhues të sulmit në Kuvend me 27 prill./portalb/