Fotografi të mahnitshme janë kapur nga Michael Cohen, të cilat tregojnë dy luanë që bëjnë të pamundurën për të rrëzuar një gjirafë.

Fotografitë janë shkrepur në “Kgalagadi Transfrontier Park”, në Afrikën e Jugut, raporton “Daily Mail”.

Grabitqarët përdorën të gjitha aftësitë e tyre për të mposhtur prenë edhe pse ishte disa herë më e madhe se ata në trup.

Pavarësisht luftës së guximshme të gjirafës, në fund dy luanët dolën triumfues ndaj gjirafës.