Aktorët e njohur Bes Kallaku dhe Erion Isai do të shoqërojnë moderatorin Ardit Gjebrea në festivalin “Kënga Magjike”.

Por mesa duket dy aktorët e humorit janë duke u përgatitur për surprizat që do të rezervojnë gjatë netëve të spektaklit. Ata janë duke regjistruar një këngë të re në studion e kantautorit, Elgit Doda. Mbetet për tu parë se çfarë kënge do të performojnë gjatë festivalit “Kënga Magjike”.