Silvio Berluskoni ndihet i zhgënjyer nga pronarët e rinj të Milanit.

Në një intervistë që do të transmetohet sonte,” Il Cavaliere”, Berlusconi tha se ndihet keq kur shikon ekipin kuqezi, ndërsa sipas tij pronarët e rinj kanë devijuar projektin e tyre, shkruan “Football-Italia”,

“Jam shumë i zhgënjyer..Shoh se marrëveshja me pronarët e rinj nuk është ajo që fillimisht është marrë për të mirën e ekipit. Sponsorët e rinj që ishin planifikuar, nuk arritën kurrë. Nuk e di se çfarë po ndodh….” tha Berlusconi.

Pas 30 vitesh në krye të Milanit, në prill të këtij viti, ish-kryeministri italian shiti “Rossonerët” tek pronari kinez, Yonghong Li./ Oldi Mele