Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka përshëndetur ndryshimet që ndodhën orët e fundit në stolin kuqezi.

81-vjeçari ka festuar emërimin e Gatussos në stolin e Milanit, madje nuk ka nguruar  të bëjë një koment në faqen zyrtare të “Twitterit” pas ardhjes së trajnerit të ri.

Kam patur një telefonatë të gjatë dhe të përzemërt me luftëtarin tim të vjetër Gennaro Gatusso. I uroj fat, është i denjë për Milanin. Forza Milan”, ka shkruar Berlusconi.

Mësohet se Gatusso ka mbërritur në Milanelo, ku sot do të zhvillojë seancën e parë stërvitore, ndërsa nesër paradite do të bëhet prezantimi i tij si trajneri i ri i kuqezinjve.