Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për mbledhjen e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, e cila u zhvillua në Korçë. Berisha në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Shqipëria kanabiste e Noriegës është hipotetike negative për Kosovën dhe mbarë shqiptarët. Berisha rendit të gjitha dëmtimet dhe krisjet që kanë ndodhur në raport mes dy vendeve, pavarësisht takimeve të përbashkëta ndërqeveritare.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, mbetën 5 vite të ngrira, sepse Edi Rama jo vetëm nuk ka investuar në 5 vite qoftë edhe 1 qindarkë nga buxheti i shtetit për integrimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midiës dy vendeve, por qeveria e tij nuk ka paraqitur në nismën e Berlinit apo nisma të tjera, qoftë edhe një projekt të vetëm ndërshqiptar si hekurudha Milot-Prizren, austradara trans-alpine etj”, shkruan Berisha.

Komenti i ish-Kryeministrit Sali Berisha

Shqiperia kanabiste e Norieges, hipoteke negative per Kosoven dhe mbare shqiptaret!

Te dashur miq, sot u zhvillua ne Korçe mbledhja e perbashket e qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves, per te vazhduar edhe neser ne Vlore. Duke pershendetur cdo perpjekje qe afron dy vendet tona, shpreh dhimbjen dhe keqardhjen time te thelle kur konstatoj se:

-me gjithe takimet e perbashketa nderqeveritare te pervitshme, marredheniet e gjithanshme midis dy vendeve kane mbetur ne nivelin e vitit 2013

-madje ato kane njohur edhe zbythje dhe probleme, te krijuara qe me javen e pare ne pushtet te Edvin Fasades, qe me fjalen e Qoses qe lexoi ne parlament perçau dhe boshatisi parlamentin e Kosoves.

-marredheniet e Shqiperise me Republiken e Kosoves shenuan krisje reale zyrtare dhe detyruan palen Kosovare te reagoje publikisht per shkak te deklaratave pro serbe dhe protagonizmit prej vasali te Edvin Rames ndaj Beogradit

-marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves u demtuan per shkak te perpjekjes se Edvin Fasades per te marre perfaqesimin e saj ne bisedimet me Beogradin, i pa autorizuar nga pala kosovare, duke demtuar keshtu ne syte e Beogradit fuqine perfaqesuese te autoriteteve legjitime te Kosoves

-marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves mbeten 5 vite te ngrira sepse Edvin Kristaq Rama, jo vetem nuk ka investuar ne 5 vite qofte dhe nje qindarke nga buxheti i shtetit per integrimin dhe zgjerimin e bashkepunimit midis dy vendeve, por qeveria shqiptare e Edvin Fasades nuk ka paraqitur ne nismen e Berlinit apo nisma te tjera, qofte dhe nje projekt te vetem ndershqiptar si hekurudha Milot – Prizren, autostrada trans-alpine etj etj..

-marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves kane ngrire sepse Edvin Kristaq Rama, jo qe nuk nenshkroi marreveshjen e shtetesise sipas deshires te shqiptareve ne Shqiperi dhe Kosove, por, ne nje akt albanofob ka bllokuar akordimin ne perputhje me vendimin e qeverise se meparshme te shtetesise shqiptare per te gjithe shqiptaret nga Kosova, Maqedonia dhe trevat e tjera shqiptare qe nuk banojne ne Kosove.

-marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves kane ngrire sepse Shqiperia e Norieges, me narkoshtetin dhe shnderrimin e saj ne Kanabistanin e Europes, etiketimin e saj si qeneder rajonale e krimit te organizuar, eshte bere nje hipoteke negative per Kosoven dhe çdo shqiptar kudo qe jeton ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe kudo ne bote.

Si perfundim, Zoti e ruajt Kosoven dhe shqiptaret kudo qe jane nga Noriega dhe kabineti i tij kanabist! sb