Ish-Kryeministri Sali Berisha në 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ka postuar në rrjetet sociale një foto që i përket vitit 1992, gjatë festimeve të kryera në Vlorë, ku ishte pjesëmarrës edhe ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Vlorë, 28 nëntor 1992 me Presidentin Ibrahim Rugova. Nderim përjetë arkitektit të Pavarësisë së Kosovës!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.