Valon Berisha kërkon vetëm fitore të hënën kundër Letonisë.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka bërë të ditur se janë gati për miqësoren kundër Letonisë ku do të kërkojnë fitore në shtëpi para tifozëve kosovarë.

“Stërvitjet kanë kaluar mirë. Ma merr mendja se jemi përgatitur mirë. Atmosfera është e mirë dhe besoj se do të kemi shumë shikues që do të na përkrahin në një fitore para popullit të Kosovës”, ka thënë Berisha.