Ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka uruar shqiptarët me rastin e festës së flamurit.

Festa e 28 Nëntorit na bashkon të gjithë shqiptarëve, duke na mbledhur nën hijen e flamurit, për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar për të ardhur deri te kjo ditë, rrugën tonë drejtë lirisë, rrugën e mundimshme, por të drejtë dhe të lavdishme. Ashtu siç është edhe kjo festë e madhërishme për të gjithë shqiptarët anë e kënd botës, I madhërishëm qoftë edhe kujtimi për të gjithë martirët e kombit, atyre që dhanë gjithçka për lirinë. Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar”, shkruan në fb, Nevzat Bejta.