Kryetari i ri i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari akuzoi sot se ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, pasi që humbi zgjedhjet lokale dhe u përshëndet me administratorët komunalë, ka zbrazur arkën e komunës, duke mos lënë mjete financiare për pagën mujore të të punësuarve

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Nevzat Bejtës. Ai përmes profilit të tij zyrtar në Facebook potencoi se, siç Bejta shkruna, “nuk u habita aspak sepse e kam pritur që mosaftësinë e tij ta mbulom me akuza të pabaza”, dhe shton se “është plotësisht ligjore dhe është obligim i institucionit që të përmbaron obligimet e veta ndaj firmave që kanë realizuar punët sipas lëndës tenderike”.

Në vazhdim ua sjellim reagimin e plotë të Nevzat Bejtës:

Sot dëgjova akuzat ndaj mej të Arben Taravarit në ditën e parë të tij si Kryetar komune. Nuk u habita aspak sepse e kam pritur që mosaftësinë e tij ta mbulom me akuza të pabaza. Tha që unë paskam shlyer pagesat ndaj firmave të cilat në përputhje më Ligjin për Furnizime Publike kanë fituar dhe kanë realizuar punët në terren. Është plotësisht ligjore dhe është obligim i institucionit që të përmbaron obligimet e veta ndaj firmave që kanë realizuar punët sipas lëndës tenderike.

Akuzoi që komuna nuk paska mjete për pagesën e rrogave të administratës. Unë si Kryetar komune administratorëve dhe këshilltarëve komunalë në mandatin tim ua paguajta të gjitha rrogat deri në muajn e fundit. Tani ai është Kryetar dhe ai duhet të kujdeset që mos ti ofendon administratorët dhe t’ua paguan rrogat rregullisht.

Qytetarër ia dhanë besimin dhe tani qytetarët presin me shumë të drejtë që ai të realizon premtimet dhe programin parazgjedhor që vetëm ai e kishte në dorë. Për punët që kam bërë unë ka dokumentacion dhe janë bërë në përputhje me ligin. Çdo qytetar mund të shkon në komunë në çdo kohë dhe të shoh se si kemi punuar ne. Çdo gjë është transparente.

Qytetarët e votuan atë të punon dhe kujdeset për ata dhe qytetin e Gostivarit dhe jo të merret me akuza të pabaza. Qytetarët nuk votuan për Fejsbuk Kryetar por për Kryetar që do të punon në të mirë të tyre.