Edhe këtë vit do të kemi një dimër tepër të ashpër.

Kështu të paktën thotë Sylë Tahirsylaj, ish drejtor i Institutit Hidrometeorologjik i Kosoves.

Ai ka theksuar se në këtë dimër temperaturat do të shkojnë deri në minus 22 gradë Celsius.

Tahirsylaj ka theksuar se megjithatë nuk ka vend për panik. .Ai ndër të tjera ka thënë se këto temperatura të ulëta do të zgjasin për 11 ditë rresht.