Olta Boka ka sjell projektin më të ri muzikor në tregun shqiptar. “Atij/Asaj”, titullohet kënga e re e këngëtares, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Ky i fundit është xhiruar nga produksioni i njohur shqiptar Foxes Film. Theksojmë se këngëtarja shqiptare ka bashkëpunuar për këtë këngë me të vëllanë, Stiv Bokën.

Image

Tekstin e këngës e ka shkruar Petro Xhori ndërsa instrumentalin e ka krijuar Irkenc Hyka. Ky nuk do të jetë kënga e fundit e bukuroshes, e cila do të sjell edhe të tjera gjatë muajve të ardhshëm.