Jennifer Garner ka bërë një deklaratë të habitshme në intervistën e saj të fundit. Aktorja e njohur është shprehur se që pas ndarjes nga Ben Afflec, ajo nuk ka dalë me asnjë mashkull tjetër. Çifti është ndarë në vitin 2015, pas një lidhje 10-vjeçare, nga e cila kanë 3 fëmijë.

Edhe pse shumë prej miqve kanë tentuar ta prezantojnë aktoren me meshkuj të tjerë, ajo gjithmonë i ka refuzuar. Garner është shprehur se po kalon një periudhë të veshtirë, dhe momentalisht nuk dëshiron prezencën e një mashkulli në jetën e saj.

“Që unë të filloj të njoh një mashkull, duhet të qartësoj mendimet e mija dhe të kuptoj që jo të gjithë meshkujt janë njësoj, jo të gjithë gabojnë…”, është shprehur aktorja.

Garner dhe Afflec u ndanë për shkak se aktori e tradhtoi me dadon e fëmijëve. Ben nga ana tjetër është duke përjetuar një histori dashurie nga e cila duket shumë i lumtur.