Pas suksesit që treguan Dua Lipa dhe Rita Ora në MTV Europe Music Awards, edhe një tjetër shqiptare paralajmëron pjesëmarrjen në një event prestigjioz.

Bëhet fjalë për këngëtaren Bebe Rexha e cila tash e sa ditë ka ndërprerë të gjitha angazhimet në muzikë si shkak i probleme me zërin.

Por,  ajo ka bërë përjashtim për të performuar në ‘American Music Awards’, ku përmes rrjeteve sociale ajo ka konfirmuar pjesëmarrjen në atë event.

Ceremonia e “American Music Awards” do të mbahet më 19 nëntor, kurse këngëtarja Bebe Rexha do të jetë e ftuar për të performuar projektin e saj të fundit “Meant to be” bashkë me Florida Georgina Line.

Kujtojmë që të dielën, Rita Ora na bëri të gjithëve krenar me paraqitjen e saj si nikoqire e “MTV EMA”, Dua Lipa fitoi çmimin “Artistja më e mirë e re”, ndërsa edhe një tjetër shqiptar Ermal Meta fitoi çmimin kënga më e mirë italiane.