Mbledhja e tatimeve, vendosja e shërbimeve elektronike, përforcimi i luftës kundër mashtrimit tatimor dhe fshehjes tatimore, si dhe harmonizimi i kornizës juridike me standardet e BE-së, janë sfidat që qëndrojnë para Maqedonisë. Këtë e porositi euroambasadori Samuel Zhbogar në promovimin e sotëm të ndihmës nga BE-ja në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

Reformat kryesore, sipas tij, në sistemin e mëtejshëm duhet si qëllim kryesor të kenë thjeshtëzimin e procedurave tatimore dhe rritjen e besimit publik në transparencën dhe efikasitetin e drejtorisë tatimore.

Në tre vitet e fundit BE-ja ka financuar 1,5 milionë euro në shtatë projekte, përmes të cilave u mundësua përforcimi i cilësisë së shërbimeve tatimore përmes vendosjes së metodave dhe veglave për informim dhe komunikim efektiv, si dhe ndërtimin e kapaciteteve të DAP për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve tatimore dhe bashkëpunimin mes obliguesve tatimorë dhe Drejtorisë.

Zhbogar bind se BE-ja do të vazhdojë t’i përkrahë reformat në këtë sektor dhe se në kuadër të IPA2 janë planfikuar 6,4 milionë euro.

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska, tha se me përkrahje të BE-së është vendosur kontakt qendër, të instaluar janë praktika të mira tatimore, u sigurua qasje më e madhe në shërbimet tatimore në vendet më të vogla.

Prej sot, paralajmëroi, obliguesit tatimorë do të kenë qasje deri te ueb faqja e specializuar e re dhe të dy shërbimet e DAP përmes të cilave secila palë e interesuar ka mundësi që në mënyrë elektronike të caktojë takim me agjent tatimor në kohë e cila i përgjigjet atij.

Ai sqaroi se deri në maj kjo do të jetë në bazë vullnetare, ndërsa prej 1 majit 2018 e obligueshme, nëse pala ka nevojë të realizojë takim me shërbimet tatimore në drejtorinë rajonale Shkup, ndërsa deri në vitin 2019 shërbimi do të jetë i qasshëm edhe për caktimin e takimit edhe në zyrat e tjera tatimore të DAP-së.

Sipas ministrit të Financave, Dragan Tevdovski, me rëndësi është që shërbimet e DAP-së të jenë më të afërta deri te qytetarët, ndërsa nga ana tjetër me rëndësi është se Drejtoria është një nga hallkat më të rëndësishme në shoqëri, pasi e kryen mbledhjen e tatimeve, e vetëm me të ardhura mund të sigurohet financimi i shtyllave kyçe: arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe gjithçka që do të thotë të mira publike.

“Ato janë para që mblidhen nga qytetarët dhe format dhe pastaj përfundojnë te qytetarët. për këtë shkak nevojitet të sigurohet cilësi e lartë e shërbimeve”, tha Tevdovski.