Bashkimi Europian do të shpenzojë 1.1 milion euro për trajnimin e diplomatëve për të monitoruar lajmet e rreme, mes rritjes së alarmit të propagandës ruse.

Fondi përkatës si dhe masat e ndërlidhura që kapin një vlerë prej 3.8 milionë eurosh do të vulosen të mërkurën dhe nga Parlamenti Evropian të enjten si pjesë e buxhetit të BE’së për vitin e ardhshëm, shkruan EUobserver.

“Ne tashmë kemi marrë një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian, kështu që unë jam i bindur se do të jetë një sukses”, tha Siegfried Muresan.

Ai tha se 1,1 milion euro do të futen në shërbimin e jashtëm të BE, të ashtuquajturat njësia e Stratcom dhe do të përdoret për të trajnuar stafin në zyrat e Komisionit në shtetet anëtarëve dhe në ambasadat e BE’së në ish-vendet sovjetik dhe Ballkanin Perëndimor.

“Ne duhet të jemi në gjendje të lidhim pikat. Nëse një politikan euroskeptik thotë diçka dhe ne shohim se dy javë më parë fjalë të tilla janë në faqet e lajmeve të rreme, atëherë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë”, the Muresan, politikan rumun.

Ai tha se buxheti i trajnimit prej 1.1 milion euro ishte pjesë e një “pakete gjithëpërfshirëse masash për të trajtuar disinformimin, propagandën ruse dhe lajmin e rremë”.

Shërbimi i jashtëm i BE’së do të marrë një shumë tjetër prej 800,000 € për “komunikim strategjik” në 2018, tha Muresan.

Komisioni do të marrë një shtesë prej 3 milionë eurosh “për informim në lidhje me marrëdhëniet e jashtme”, shtoi ai, transmeton oranews. Ai i tha EUobserver se ai fillimisht kishte kërkuar 3 milion euro vetëm për programin e trajnimit Stratcom, por ai vuri në dukje se nëse “veprimet përgatitore” të vitit 2018 shkojnë mirë, fondet e trajnimit do të ngjisnin në 2019 dhe 2020.

“Ne jemi bërë të vetëdijshëm se dezinformata është një rrezik për BE dhe ne jemi të gatshëm ta trajtojmë atë”, tha ai.

Stratcom është grup prej 22 diplomatësh dhe zyrtarë brenda shërbimit të jashtëm të BE, detyra kryesore e të cilit është të hedhin poshtë propagandën ruse dhe të promovojë mbulimin pozitiv të mediave të BE në ish-bllokun sovjetik.