Bashkimi Evropian i dha sot dy javë kohë Britanisë së Madhe për të qartësuar angazhimet e saj, veçanërisht financiare, në negociatat për Brexit, në përfundim të seancës së gjashtë së përpjekjeve që nuk kanë mundësuar një përparim vendimtar për organizimin e divorcit të tyre.

Këto diskutime, që zgjatën vetëm një ditë e gjysmë kanë zbuluar pengesa të tjera, si rasti i Irlandës pasi Londra dhe Brukseli kanë pasur mosmarrëveshje mbi mjetet për të shmangur rikthimin e një kufiri me Irlandën.

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier konfirmoi se evropianët kërkonin përgjigje urgjente, me angazhime të qarta dhe të sinqerta nga qeveria britanike për çështjen e Brexit.