Bayern Munich do të jetë pa Arjen Robben për të paktën një ndeshje, pasi holandezi e lëndoi pulpën e këmbës gjatë ndeshjes kundër Anderlechtit të mërkurën mbrëma.

Robben pësoi tendosje të lehtë të pulpës të këmbës gjatë fitores së Bayern Munich ndaj Anderlechtit mbrëmë në Ligë të Kampionëve dhe do të mungojë në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbach, transmeton Express.

Robben u zëvendësua pas pjesës së parë dhe sot u konfirmuar nga Bayern se ai ka pësuar tendosje në pulpë.

Holandezi ka qenë i rregullt për Bayern këtë sezon, duke i luajtur 11 nga 12 ndeshjet e para të skuadrës në Bundesligë deri më tani