“Nuk mund të emërojnë prokurorin e përgjithshëm miqtë e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos e Qazim Sejdinit”

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha sot se opozita nuk do të lejojë që prokurori i përgjithshëm të zgjidhet nga grupet kriminale, ashtu siç sipas tij po tenton ta zgjedhë Edi Rama. Në një konfrencë për mediat, Basha tha se prokurorin e përgjithshëm nuk mund ta emërojë Edi Rama i cili sulmoi prokurorët vetëm se kërkuan të arrestohej Saimir Tahiri.

“Nuk mund të emërojnë prokurorin e përgjithshëm miqtë e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos e Qazim Sejdinit”, tha Basha, I pyetur nga mediat për zgjedhjene prokurorit të përgjithshëm. Basha doli para mediave për të deklaruar qëndrimine opozitës lidhur me fletarrestet që prokuroria ka shpallur për ish-drejtorët e policisë, të akuzuar për bashkëpunim me grupet kriminale të trafikut të drogës.

Deklarata

“Policia ka funksionuar si organizatë kriminale e strukturuar me hierarki të përcaktuar nga koka, me ish-ministrin Tahiri e deri tek drejtorët që kanë shërbyer si hamej me thasë droge. Kjo ka ndodhur sepse vetë Rama me autoritetin e kryeministri ka ofruar mbështetjen për këtë aktivitet kriminal duke kthyer Shqipërinë në vënd krimin.

Për tre vjet ai gënjeu opinionin shqiptar dhe të huaj me qëllim për të mbuluar të vërtetën për krimin e drogës për ti dhënë hapësirë krimit për të lulëzuar. Paratë e drogës u përdorën nga Rama për të fituar votat e qershorit të vitit 2017 dhe për të ruajtur pushtetin e tij.

Lufta kundër krimit duke nisur nga dekrimilanzimi dhe pastrimi total i qeverisë, policisë dhe strukturave të shtetit nga kriminelë dhe individët e inkriminuar, është sot prioritet kombëtar. Hapi i parë është largimi i Edi Ramës nga drejtimi i vendit. Ai është pengesa kryesore për drejtësinë dhe luftën kundër krimit në Shqipëri.

Edi Rama mbron politikisht dhe I garanton bashkëpunëtorëve të tij të përfshirë direkt në aktivitete kriminale, shmanjgejn për përballjen me drejtësinë. E ka bërë këtë duke nisur nga Saimir Tahiri, tek Vangjush Dako e Qazim Sejdini dhe drejtorët e policisë.

Fakti se vëllai i Agron Xhafajt,i akuzuar dhe dënuar për trafik droge, është sot minsitër i Brendshëm, kjo dëshmon se Rama është në krahun e kokave të krimit. Rama po tenton të mbyllë çdo hetim që rrezikon, Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Agron Xhafajn, Habilajt e të gjitha grupet e tjera kriminale.

Rama po manipulon opinionin publik duke përdorur mercenarë shqiptarë dhe të huaj për të shtrembëruar të vërtetën për situatën e krimit në Shqipëri.

Rama po tenton të vendosë nën kontroll të plotë sistemin e drejtësisë por dita kur Rama do të japë llogari para drejtësisë është vetëm çështje kohe”, tha Basha.