Barcelona ka rritur interesimin për Arthurin.

Sipas burimeve të Goal, Barcelona ka rritur interesimin për mesfushorin brazilian të Gremios, Arthur,

Robert Fernandez, drejtori teknik i klubit katalunas, e ka shikuar nga afër 21 vjeçarin javën e kaluar në fitoren prej 1:0 të Gremios ndaj Lanus në ndeshjen e parë finale në Copa Libertadores.

Braziliani kohë më parë ka rinovuar kontratën me Gremion deri në vitin 2021 me klauzolë lirimi 50 milionë euro.

Por, raportohet se një ofertë prej 15 deri në 20 milionë euro, mund të jetë mëse e mjaftueshme për të bindur klubin Brazilian që të lirojë lojtarin.