Bangladeshi ka nënshkruar një marrëveshje me Mianmarin për të kthyer qindra mijëra myslimanë Rohingya që ikën për shkak të dhunës së ushtrisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga zyrtarë në kryeqytetin e Mianmarit, Nay Pyi Taë.

Mianmari deklaroi se ishte gati të merrte myslimanë “sa më shpejt që të ishte e mundur”.

Por agjencitë humanitare kanë ngritur shqetësime në lidhje me kthimin e detyruar të qindra mijëra banorëve duke thënë se qeveria nuk mund të garantojë sigurinë e tyre.

Rohingya është një pakicë pa shtetësi që ka përjetuar për një kohë të gjatë persekutime dhe gjenocid në Mianmar, i njohur gjithashtu si Burma.

Më shumë se 600,000 myslimanë janë strehuar Bangladeshi fqinj pasi shpërthimi të dhunës nga ana e ushtrisë.

Të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit,  Rex Tillerson, tha se sulmi ushtarak kundër popullsisë Rohingya përbënte spastrim etnik.