Greth Bale është rikthyer të stërvitet me grupin të hënën. Uellsiani do të rikthehet për Galaktikët në ndeshjen e mesjavës ndaj Fuenlabrada të vlefshme për Copa del Rey.

Bale nuk ka qenë i përfshirë në skuadrën e gjigantëve spanjollë që prej përplasjes me Dortmund më 26 shtator, pas një tërheqje muskulore në kofshë e cila e ka lënë jashtë fushës në 11 ndeshjet e fundit.

28-vjeçari ka nisur vetëm tetë ndeshje këtë sezon si titullar dhe dëmtimet e shpeshta kanë vënë në dyshim të ardhmen e lojtarit në Bernabeu.

Edhe një pjesë e tifozëve janë pro largimit të lojtarit që u ble për 100 mln euro nga Tottenham. Por agjenti i lojtarit së fundmi është shprehur se ai do të mbyllë karrierën e tij te Los Blancos.

“Kritikat nuk ndikojnë tek ai. Nëse do të luante keq dhe do të humbiste besimin e klubit, atëherë po, do të ndikohej, pasi ai e dashuron Real Madrid.

“Ai e dashuron futbollin. Dhe kjo ka rëndësi, jo ajo që thonë gazetarët. Ai nuk është mërzitur nga ajo që thotë shtypi,” ishin fjalët e agjentit të tij Barnett.