Carlos Bacca e ka thumbuar Vincenzo Montellan, pasi shkarkimit nga posti i trajnerit të Milanit.
Shumë janë hidhëruar dhe të tjerë janë gëzuar nga shkarkimi i Vincenzo Montellas për rezultate të dobëta nga posti i trajnerit të Milanit. Por ka nga ata që ndjesinë që i ka dhënë ky lajm kanë dashur ta ndajnë me të tjerët. Më konkretisht, nuk ka mundur të përmbahet ish-sulmuesi kuqezi, Carlos Bacca, aktualisht pjesë e Villarrealit.
Sulmuesi kolumbian ka postuar në “Tiwitter” një mesazh, të cilin tifozët e Milanit nuk e kanë të vështirë për ta kuptuar se thumbon Montellan.
“Zoti mund të vonojë, por nuk harron kurrë”.
Ishte pikërisht “Aeroplanthi” që e largoi sulmuesin gjatë verës, duke i besuar në majën e sulmit dyshesh Andre Silva-Kalinic.
Më këtë mesazh Bacca tregon se ende nuk e ka kapërdirë vendimin e tashmë ish-trajnerit kuqezi për ta larguar nga “San Siro”, klubi i ëndrrave.
Bacca ka bërë 16 paraqitje këtë edicion për Villarrealin, duke realizuar gjashtë gola.