Nënkryetari i Aleancës, Elmi Aziri në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M ku u debatua rreth propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve,mes tjerash tha se Aleanca është kundër çdo shtyerje dhe prolongimi të mëtutjeshme të miratimit të ligjit në fjalë.

Aziri gjithashtu bëri pyetje se pse deri sot nuk është bërë ligji për gjuhët e që është një ndër shtyllat kryesore të Marveshjes së Ohrit.

Ai gjithashtu komentoi deklaratën e Komisionerit Johanes Han lidhur me propozim-ligjin për gjuhën se i njejti nuk është prioritet.

Sipas tij, me vet faktin që prioritet e numruara nga Han ku kërkohen hapa konkret në shumë fusha e sidomos të organeve të sigurisë është dëshmi se Maqedonia ka kaluar një periudhe dhjetë vjeçare të një regjimi diktatorial. “Edhe ligji për gjuhët është shumë i rëndësishëm dhe kontribuon shumë në rrugën e Maqedonisë drejt BE dhe NATO” nënvizoi Aziri.