Avokatët mbrojtës të Çavkovit kërkuan në gjykatën penale që mos i shqiptohet masa e paraburgimit klientit të tyre për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi sipas avokatëve Çavkovi ka pasur kohët e fundit një sulm në zemër, njofton Tetovasot.

Gjykata Penale sonte urdhëroi paraburgim për ish ministrin e MPB-së, Mitko Çavkov si dhe Oliver Radulovin. Çavkovi tashmë është dërguar në burgun e Shutkës.

Çavkov dyshohet për “kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” në lidhje me sulmin në parlament më 27 prill të këtij viti./TetovaSot