Shefi i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi është i vetëdijshëm se është për keqardhje që Kosova ka një Qeveri aq të madhe, porse kjo gjendje siç shprehet ai është trashëguar. Ai thotë se kjo poashtu është edhe pasojë e mungesës së ligjit për Qeverinë. Arifi këmbëngul se Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj do ta procedojë ligjin për Qeverinë në Kuvendin e Kosovës që do ta përligj një Qeveri minimaliste në vend…

Avni Arifi, thotë për Express se Qeveria Haradinaj nuk është e lumtur që ka aq shumë zëvendësministra, porse do të përpiqet që ta racionalizojë këtë proces,  duke u dhënë punë të gjithë atyre që janë emëruar në këtë post nepër dikastere, duke pasur parasyshë dinamikën e re të qeverisjes,  me fokus zbatimin e vendimeve që ofrojnë zgjidhje për problemet e qytetarëve dhe jo të mbetët vetëm në fjalë!

“Janë tre faktorë që e kanë rritur numrin e zëvendësministarve: Sëpari Kosova pati një Qeveri e cila ndonëse e kishte komoditetin e numrave, pra i kishte rreth 90 vota në Kuvend dhe kishte emëruar rreth 50 zëvendësministra dhe Qeveria aktuale e kishte të vështirë t’i ikte kësaj praktike të vendosur që nga shpallja e pavarësisë e këndej”, sqaron Arifi.

Duke I komentuar akuzat e shumta që po bëhën për numrin e zëvëndësministrave, Arifi e spjegon situatën dukë thënë se Qeveria Haradinaj është derivat i një koalicioni të gjërë dhe shume heterogjen me pjesëmarrje të gjërë partishë dhe grupesh politike duke rritur kështu presionin dhe kërkesat e të gjithë këtyre partnerëve për të inkorporuar progarmet e tyre qeverisëse në një program unik.

“Dhe së treti mungesa e ligjit për Qeverinë, poashtu pas 17 vjetësh në liri dhe me indtitucione, tashmë dhjetë vjet nga pavarësia është për keqardhje. Mirëpo habit fakti se në kontinuitet presioni publik dhe mediatik ishte fare i vogël për draftimin e një ligji të tillë”, thotë ai tutje.

Së këndejmi sipas Arifit kjo Qeveri e ka për obligim politik, moral dhe shtetëror që me prioritet ta procedojë në Kuvend ligjin për Qeverinë për ta evituar mundësinë për Qeveri megalomane./GazetaExpress/