Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale disa foto, ku shfaqet një avion që fluturon, ndërsa e shoqëron me dixhiturën “sot narko flota ka nisur fluturimet me kaçatorët e saj, herët në orën 06:00”.

Kjo nuk është hera e parë që Berisha publikon foto të avionëve, që kanë rezultuar të përfshirë në transportin e drogës.

Disa muaj më parë dy pilotë italianë, që drejtonin dy avioni të vegjël,  që ngarkoheshin me drogë në Shqipëri u rrëzuan në bregdetin shqiptar. Ata ishin Giorgio Riformato, avioni I të cilit ngeli në Divjakë dhe Guido Guidi në Ishëm.