Autobusi i linjës së Tiranës së re ka përplasur një grua dhe një fëmijë të mitur në bulevardin dëshmorët e kombit.

Ngjarja ka ndodhur pranë kullave binjake. Gruaja dhe fëmija që mendohet se jane gjyshe dhe nip kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.