Presidenti libanez Mishel Aun deklaroi sot se kryeministri Saad Hariri është “arrestuar” në Arabinë Saudite ku ai këtë muaj publikoi se jep dorëheqje nga funksioni.

“Asgjë nuk mund ta arsyetojë faktin që kryeministri Saad Hariri mungon për 12 ditë. Për këtë, vlerësojmë se ai është shoqëruar në polici dhe mbajtur në paraburgim në kundërshtim me Konventën e Vjenës”, shkroi Aun në Tuiter.