Mertens po shihet si alternativë e mirë e Diego Simeones në rast të largimit të ndonjërit prej lojtarëve, si Antoine Griezmann apo Yannick Carrasco.

Atletico Madrid synon të përforcohet në Serie A.

Gazeta e madhe spanjolle ‘AS’, gjatë ditës së sotme ka raportuar se skuadra e Diego Simeones, është duke e vëzhguar sulmuesin e Napolit, Dries Mertens.

Sulmuesi i lindur në vitin 1987, edhe këtë edicion është duke regjistruar paraqitje të shkëlqyera te Napoli nën drejtimin e trajnerit Sarri, paraqitje që kanë ndihmuar këtë skuadër të mbajë kreun e tabelës në Serie A në këto 11 xhirot e para.

Mertens po shihet si alternativë e mirë e Diego Simeones në rast të largimit të ndonjërit prej lojtarëve, si Antoine Griezmann apo Yannick Carrasco.

Për Mertens, Atletico Madrid është e gatshme të paguajë klauzolën e lirimit prej 28 milionë euro, për ta bërë atë yllin e ri të ‘Wanda Metropolitan”.