Në rrethin e dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale, vëllimi më i madh i reklamimit të paguara politik është regjistruar për Koalicionin e kryesuar nga VMRO-DPMNE, rreth 26 orë, pas së cilës pasojnë Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja me rreth 11 orë), Besa, rreth 5 orë, dhe BDI rreth katër orë, tregon monitorimi i Agjencisë për Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA).

Nga televizionet e përfshira me monitorim, më shumë reklama janë transmetuar në TV Nova (pothuajse 12 orë) dhe në TV Sitel dhe TV Alsat-M, (rreth 5 orë).

Siç kumtoi LSM, radioshpërndarësit e përfshirë me monitorim në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale, fushatën e kanë përfshirë me intensitet më të vogël, në përgjithësi duke tentuar që të sigurojnë kushte të barabarta për qasje deri te programet e pjesëmarrësve në zgjedhje.

Në dhjetë ditët e fundit të fushatës zgjedhore, shkelje e kërkesës për mbulim jo të njëanshëm të zgjedhjeve është konstatuar tek TV Alfa dhe TV Nova. Tek ta, qëndron në kumtesë, në programin e përgjithshëm konstatohet anshmëri në dobi të qëndrimeve dhe reagimeve të Koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPME, Në afatin e caktuar ligjor Agjencia do të parashtrojë kërkesë për ngritje të procedurave kundërvajtëse para gjykatës kompetente.

Sipas ASHMAA, monitorimi i prezantimit zgjedhor medial, në lajmet e serviseve programore të RTVM-së, në rrethin e dytë të zgjedhjeve edhe një herë dëshmoi se dispozita e Kodit zgjedhor për atë se si të ndahet koha në emisionet ditore-informative është jopërkatëse për raportimin gazetaresk në servisin publik.

Monitorimi ka treguar edhe se Servisi publik radioshpërndarës dhe Kanali kuvendor i kanë plotësuar detyrimet edhe në rrethin e dytë të fushatës zgjedhore që Zgjedhjet lokale të mundësojnë prezantim politik falas të pjesëmarrësve në zgjedhje. Mundësinë për prezantim falas e kanë shfrytëzuar vetëm kandidatët për kryetarë të komunave nga koalicionet e kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe LSDM.