Festat e Nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare dhe janë të shënuara në kalendarin tonë historik si ngjarje më të rëndësishme të kombit tonë.

28 Nëntori – Dita e Flamurit tonë kombëtar është data më e ndritshme e Rilindjes sonë kombëtare në të gjithë historinë tonë. Kjo ditë e bekuar mbetet simbol i sakrificës, bashkimit, unitetit dhe qëndresës së popullit shqiptar.

Dita e Flamurit gjithmonë na kujton sakrificën e shumë brezave që sakrifikuan jetën e tyre për Kombin dhe Flamurin duke i dhënë shpirt historisë sonë. Andaj sot, të gjithë ne, me përkulje i kujtojmë gjeneratat dhe personalitet kombëtare, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që e mbajtën gjallë indin tonë kombëtar në periudha të caktuara të historisë sonë.

Në emrin tim personal dhe në emër të Aleancës për Shqiptarët, Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë 28 Nëntorin ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shtetit Shqiptar, duke u zotuar në mbrojtjen, kultivimin dhe afirmimin e vlerave kombëtare, për një të ardhme integruese me vlerat bashkëkohore evropiane.

I juaji,

Ziadin Sela