Mjeku, i cili u sulmua mbrëmë në hyrje të Qendrës klinike “Nënë Tereza” është N.Z. (48) vjeçar nga f. Sllupçan, rajoni i Kumanovës.

Ai është plagosur në pjesën e shpinës me mjet të mprehtë nga ana e një personi të panjohur.

Policia e konfirmoi rastin dhe informon se dje rreth orës 19:50 në polici është paraqitur se në Qendrën emergjente është sjell një person i plagosur me mjet të mprehtë.

Arsyeja për sulmin është llogaritje personale.

Për MIA-na paraprakisht rastin e konfirmoi edhe drejtori i Klinikës për toksikologji Niko Beqarovski, sipas të cilit, mjeku është jashtë rrezikut për jetë.

Mjeku është plagosur kur po vinтe në turnin e natës në punë