Arsenali ka barazuar 0:0 me Crvena Zvezdan në “Emirates”.

“Topçinjtë” kanë marrë vetëm një pikë kundër Crvena Zvezdas në “Emirates”, duke barazuar 0:0.

Pavarësisht se Arsenali e nisi ndeshjen me formacionin e dytë, nuk munguan rastet – por përgjatë 90 minutave portat mbetën ashtu siç edhe filloi sfida, 0:0.

Pas këtij barazimi, “Topçinjtë” mbajnë vendin e parë në Grupin H me 10 pikë, pesë më shumë se Crvena Zvezda, ndërsa BATE Borisov mbetet në pozitën e tretë me katër pikë pas humbjes nga Kolni.