Policia amerikane pasdite arrestoi një person, i cili dyshohet se sot ka vrarë dy burra dhe një grua në supermarketin e “Vomart” në qytetin e Denverit.

Policët me ndihmën e regjistrimit nga kamera e ka identifikuar të dyshuarin si Skot Ostrem 47 vjeçar.

Tani për tani nuk ka indikacione se sulmi është i ndërlidhur me terrorizëm.

Dëshmitarët okularë të sulmit e kanë përshkruar se menjëherë kanë dëgjuar të shtëna të zëshme të cilat kanë ardhur nga supermarketi, pas ç’farë të gjithë blerësit kanë filluar të ikin.