Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Lipjan ka arrestuar një person të dyshuar , pasi që i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka siguruar-keqpërdorur të dhëna të kartelave bankare duke bërë pagesa të ndryshme të mallrave përmes internetit, arbresh.info.

Ngjarja ka ndodhur në Lipjan.

Lidhur me këtë rast si dëshmi materiale janë konfiskuar : një shtëpizë kompjuteri, një llap top dhe një telefon celular.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQPËRDORIM I KARTELAVE ZYRTARE

Lipjan-Prishtinë 15.11.2017-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka siguruar-keqpërdorur të dhëna të kartelave bankare duke bërë pagesa të ndryshme të mallrave përmes internetit. Si dëshmi materiale janë konfiskuar: një shtëpizë kompjuteri, një llap top dhe një telefon celular. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./arbresh.info/