Ish-kryetari i komunës së Gjorçe Petrov, Sokol Mitrevski është arrestuar sot në mëngjes.

Sipas mediave maqedonase, Mitrevski është arrestuar me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave lidhur me ndryshimin planeve hapësinore në komunë dhe dhënien e tokës me koncesion.

Ai pas arrestimit është dorëzuar në një nga stacionet policore të Shkupit.

Përveç tij janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, që disa prej tyre mësohet se janë të punësuar në këtë komunë.

Sokol Mitrevski ishte kandidat i VMRO-DPMNE-së.