Dyzet persona janë arrestuar, ndërsa 500 janë shpëtuar pas shkatërrimit të zinxhirit për tregtinë me njerëz në mbarë Afrikën Perëndimore, kumtoi sot organizata ndërkombëtare e policisë Interpol.

Aksioni i kryesuar nga Interpoli vjen në kushte kur komuniteti ndërkombëtar insiston për hetim pas xhirimeve të publikuara nga afrikanët të cilët shiten si robër në Libi.

Interpoli kumtoi se rreth 50 persona, përfshirë edhe 236 të mitur, janë shpëtuar në operacionet e njëkohshme në Çad, Mali, Mauritani, Niger dhe Senegal. janë arrestuar edhe 40 kontrabandistë të dyshuar.

“Rezultatet nga ky operacion e potencojnë sfidën me të cilën përballen shërbimet policore dhe të gjithë të prekurit në zgjidhjen e tregtisë me njerëz në rajonin e Sahelit”, deklaroi koordinuesi i operacionit, Inosentia Apovo.

Dyzet të arrestuarit po përballen me ndjekje për vepra penale, mes të cilave tregti me njerëz, punë të detyrueshme dhe eksploatim të fëmijëve.

“Ata janë të akuzuar për shtyerje të viktimave në punë të detyrueshme, dhe atë nga lëmosha deri te prostituimi, njëherit duke mos mbajtur aspak llogari për kushtet për punë apo për jetët njerëzore”, ceket në kumtesën e Interpolit.