Dihet tashmë që një nga pasionet e Blendi Fevziut është edhe udhëtimi në vende të largëta.

Dhe kështu ka bërë edhe këtë fundjavë. Fevziu nuk ka vonuar shumë, por ka marrë valixhet dhe është nisur drejt ishujve ekzotikë, aty ku dielli nuk pyet për dimër.

Këto janë disa nga fotot që kemi marrë nga profili i moderatorit të njohur, që si për ironi i poston në një moment, kur në Shqipëri temperaturat sa vijnë dhe shkojnë drejt zeros. Gjithësi ai nuk gabon kurrë me destinacionet që zgjedh për të eksploruar, kështu siç nuk ka bërë këtë herë.